×
  • Lajme
  • Botë

    Njerëz të zhveshur ndërprenë punimet e parlamentit britanik

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 22:07

    Disa persona kanë hyrë në parlament britanik dhe janë zhveshur si shenjë proteste.


    Protestues gjysmë të zhveshur, të cilët bënë thirrje për mbrojtje të ambientit, arritën ta ndërprerjen debatin në parlamentin britanik.

    Ata kanë arritur që t’ia hedhin sigurimit të parlamentit, duke pretenduar se vetëm do të hyjnë si shikues dhe doli që ata në fakt ishin aty për të protestuar në një formë të veçantë, duke u shfaqur me të brendshme, në kohën kur deputetët po debatonin për BREXIT’in.

    Ndërkohë kryetari i parlamentit, John Bercow, bëri thirrje që t’i injoroheshin protestuesit dhe të vazhdonte debati.

    Por disa deputetë nuk mund të rezistonin dhe filluan t’i bëjnë fotografi protestuesve.

    Protestuesit ishin aty për mbrojtjen e ambientit, duke cilësuar se parlamenti dhe qeveria nuk po bëjnë sa duhet për ta mbrojtur ekosistemin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!