×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nuk mbijeton i riu që betoni i kishte zënë gjymtyrët, u tha disa fjalë ekipeve shpëtuese para se të mbyllte sytë

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 22:23

    Deri në këto momente kishte shumë shpresë që një i ri do të nxirrej i gjallë nga rrënojat, pasi ishte mbajtur prej orësh me pompën e oksigjenit.


    Por, i riu me mbiemrin Çuka ka ndërruar jetë, pasi një copë betoni i kishte zënë pjesën e gjymtyrëve prej 17 orësh.

    I riu ka luftuar deri në momentet e fundit, pasi ka komunikuar me ekipet shpëtuese, duke iu thënë se nuk i ndjente pjesët e poshtme të gjymtyrëve.

    Me gjithë angazhimin e ekipeve, i riu pak më parë i ka mbyllur sytë përgjithmonë.

    Kjo viktimë çon në 23 numrin e të vdekurve nga tërmeti që goditi Shqipërinë ditën e sotme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!