×
  • Lajme
  • Lajme

    Lë zyren e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Suharekës – shkon në Durrës për t’iu ndihmuar njerëzve nën gërmadha

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 23:28

    Enver Shabani nga Komuna e Suharekës ka lënë punët e tij që bën në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe ka shkuar në Durrës ku në rolin e zjarrëfikësit po iu ndihmon njerëzve që janë nën gërmadha


    Shqipëria herët në mëngjes u goditë nga një tërmet me magnitudë 6.4 shkallë të rihterit, ku mbetën 23 persona të vdekur dhe mbi 600 të lënduar, ndërsa kishte edhe shumë dëme materiale, shkruan Reporteri.net

    Në anën tjetër Kosova po vazhdon të solidarizohet me Shqipërinë, ku ndihmat nuk kanë të dalur.

    Tani është Enver Shabani, i cili punon në Drejtorinë e Shërbimeve Publike të Suharekës që ka lënë punën e tij në këtë Komunë anash dhe ka shkuar në Durrës për të dhënë kontributin e tij.

    Madje, Shabani ka publikuar një foto nga vendi i ngjarjes, ndërsa komentet për të janë shumë pozitive, pasi gjesti i tij është për t’u duartrokitur. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!