×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pamje rrëqethëse: Pasi shpëtohet, i riu në Durrës ngrihet dhe takon heronjtë që i shpëtuan jetën

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 1:11

    Momente rrëqethëse vijnë nga qyteti i Durrësit, ku një i ri i quajtur Klajdi Qato është shpëtuar nga forcat greke.


    25-vjeçari kishte prej më shumë se 20-orësh që gjendej nën gërmadhat e hotelit Vila Palma në Golem, që ishte në pronësi të babait të tij.

    Forcat e vendit fqinj kanë krijuar një tunel për të nxjerrë të riun i cili ka mbijetuar vetëm falë një dysheku që i kishte rënë sipër si mburojë.

    Ndërkohë e gjithë skena e shpëtimit është publikuar Live edhe nga kryeministri Rama.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!