Ambasadori i Kosovës, në Shqipëri, Nait Hasani, para pak minutash ka bërë të ditur se është nxjerrë nga gërmadhat edhe trupi i pajetë i Shemsedin Abazit nga Gjilani.
“Tashmë sapo e nxorrëm nga gërmadhat e hotel Tropikal, të ndjerin Shemsedin Abazi, nga Livoqi i Epërm i Gjilanit.
Ngushëllime familjes Abazi nga vdekja traxhike e djemeve të tyre nga tërmeti !
Ambasada e Kosovës në Tiranë”, ka shkruar ai në Facebook, shkruan Reporteri.net.
https://www.facebook.com/nait.hasani.1/posts/3355921111148639
Kujtojmë se dje nën gërmadha u gjend edhe vëllau i tij, Isa Abazi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.