×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vajza e mbesa i vdiq, Ajeti ende ka shpresë që gruaja e tij është gjallë

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 7:09

    Pamje të trishta vijnë nga lagjja numër 18 në qytetin e Durrësit, te pallati 6 katësh. Është Ajeti, kryefamiljari i Meçaj, në kërkim të gruas së tij, Roza.


    Vetëm pak orë më parë, nga ato rrënoja ka nxjerrë trupat e pajetë të vajzës 30-vjeçare Diena dhe mbesës 8-vjeçare. Mes temperaturave të ulëta, natës së errët, ai ka ende shpresë për të gjetur gjysmën e tij, gruan të gjallë nga rrënojat.

    “Vetëm mbesa të më shpëtonte, se e kisha rritur vetë”, janë fjalët e tij teksa vijon kërkimet dhe nuk ka lënë kukull të 8-vjeçares pa prekur me dorë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!