×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U nxor para se pallati të shembej, 7-vjeçari humb kontaktet me familjet: Prej orësh nëna e plagosur në kërkim të djalit

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 7:20

    Ky është Rolejt Vata, 7-vjeçari i cili u nxor nga pallati në Thumanë para se të shembej, por më pas ka humbur kontaktet dhe familja nuk po e gjen.


    Report Tv, raporton se Rolejt Vata ka humbur kontaktet me familjarët mesditën e së martës, pasi është nxjerrë nga mamaja i tij shëndoshë e mirë.

    Rolejti është lënë poshtë ndërtesës, pasi mami i tij është ngjitur sërish në shtëpi të ndihmojë djalin e saj të madh dhe vjehrrin me vjehrrën.

    Pasi është ngjitur, mami i 7-vjeçarit ka thyer këmbën, ndërkohë që i ka kërkuar vjehrrës që të nxjerrë djalin e madh jashtë, raporton shqiptarja.com.

    Është rasti trishtë, ku vëllai i tij u gjet gjallë në prehrin e gjyshes, e cila e kishte mbrojtur me jetën e saj nipin.

    Mami i 7-vjeçarit ka qenë në spital, por tani ka dalë dhe është në kërkim të djalit të vogël.

    Kërkimet janë bërë edhe në morg, por fatmirësisht aty nuk ka mbërritur trupi i të voglit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!