Rreth 50 persona janë nisur nga qyteti i Durrësit drejt Kosovës, e ndërsa pritet që 50 të tjerë të nisen më vonë.
Report Tv, raporton se janë nisur dy autobusë deri më tani, e ndërsa pritet që të tjerë të nisën në orët e më vonshme.
Ato do të priten nga autoritetet vendase atje, ku do të strehohen në qendra rezidenciale.
Në rast se numri i shqiptarëve që do të shkojnë në Kosovë do të jetë shumë i lartë, pritet që shqiptarët atje të hapin dyert për vëllezërit e tyre, ashtu siç këta të fundit kanë bërë 20 vite më parë, në vitin 1999.
Nga ana tjetër, sa i përket gjendja në stadiumin “Niko Dovana” ku janë ngritur çadrat, situata është e qetë. Lodhja, frika, stabilizimi me batanije, ushqim, ujë ka bërë që situata të jetë më e qetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.