×
  • Lajme
  • Botë

    Papa Françesku: Zoti e bekoftë popullin shqiptar që e dua aq shumë

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 11:25

    Në emër të Papa Françeskut, Sekretari Kardinal i Shtetit, Pietro Parolin, dërgoi një telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit të së martës në Shqipëri.


    Papa Françesku u ka dërguar “ngushëllimet e tij të përzemërta” të mbijetuarve nga tërmeti që goditi Shqipërinë herët të martën në mëngjes.

    Në një telegram drejtuar presidentit Ilir Meta, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinal Pietro Parolin thotë se ‘Ati i Shenjtë po lutet për shpirtrat e atyre që vdiqën në katastrofë’.

    Papa Françesku po lutet gjithashtu për “personelin e ekipeve të emergjencës në përpjekjet e tyre të ndihmës”.

    “Unë jam afër viktimave, lutem për familjet, Zoti e bekoftë këtë popull për të cilin unë e dua aq shumë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!