×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitrovicasi shpërthen në lot nga emocionet: Sot në shtëpinë e tij vijnë 6 familje nga Shqipëria

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 12:07

    Të prekur thellësisht nga tërmeti që ka goditur Shqipërinë, janë edhe të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët qysh nga mëngjesi i së martës kanë organizuar iniciativa të shumta për të ndihmuar popullin shqiptar.


    Me të holla, ushqim e veshmbathje ishte kontributi i shumë kosovarëve. Pos kësaj, shumë kryefamiljarë nga Kosova, hapën dyert e shtëpive të tyre për familjet që mbetën pa kulm mbi kokë.

    Në mesin e tyre është edhe qytetari nga Mitrovica, Gani Gërxhaliu. I ftuar në emisionin #gjesi, ai tregoi se në shtëpinë e tij do të mirëpresë gjithsej 6 familje nga Shqipëria, të cilat do të mbërrijnë në Mitrovicë gjatë ditës së sotme.

    “E kam siguruar hapësirën për akomodim, ushqimin, veshmbathjen e gjithçka për vëllezërit nga Shqipëria”.

    Ai në studio nuk i mbajti lotët derisa kujtoi ndihmën që Shqipëria ia pati bërë popullit kosovar gjatë luftës së fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!