×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ekipet nga Serbia nxjerrin dy trupa të pajetë në Thumanë

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 13:11

    Shqipëria gjatë ditës së djeshme u trondit nga një tërmet i fuqishëm, i cili la 32 të vdekur, qindra të lënduar dhe shumë ndërtesa të shkatërruara.


    Menjëherë pas tërmetit shtete të ndryshme kanë ofruar ndihmë duke dërguar ekipet e tyre të specializuara për raste emergjente në Shqipëri. Në mesin e tyre është edhe Serbia, ku një ekipi shpëtimi nga ky shtet raportohet se ka nxjerrë nga rrënojat dy trupa të pajetë në zonën e Thumanit, e cila u prek më së shumti nga tërmeti i djeshëm, transmeton Reporteri.net.

    Siç raportohet nga ekipet e Serbisë janë nxjerrë trupat e pajetë të një gruaje dhe një burri.

    Ndryshe, nën rrënoja raportohet se vazhdojnë edhe 20 persona, për të cilët po vazhdon kërkimi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!