Komuna e Gjilanit ka vendosur që t’i anulojë të gjitha aktivitetet kulturore për festën e 28 nëntorit, dhe paratë e ndara për këtë, do t’i takojnë familjes Abazi, e cila humbi dy djemtë në tërmetin e fuqishëm që goditi Shqipërinë dje.
Këtë e ka konfirmuar Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se nuk e di saktë shumën e mjeteve, por kjo do të shikohet në Kuvendit Komunal.
“Të gjitha mjetet e planifikuara për aktivitet kulturor të festave të nëntorit i dedikohen familjes Abazi në Gjilan dhe familjeve që kanë pasur viktima nga tërmeti në Shqipëri. Nuk e di saktë shumën e mjeteve, por ne tash kur t’i anulojmë aktivetet e shohim se sa kemi pasur shpenzime dhe i ndajmë me Kuvend Komunal”, u shpreh Haziri.
Kujtojmë se Shqipëria mëngjesin e djeshëm u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 shkallës, ku si pasojë e të cilit kanë vdekur rreth 30 persona dhe janë lënduar mbi 600 të tjerë.
Ndërkaq, të mbijetuarit e kësaj tragjedie janë vendosur në tendat në stadiumin e qytetit të Durrësit