×
  • Lajme
  • Lajme

    I përloti të gjithë me gjestin e saj: Kjo është gruaja me kancer që dha 50 euro për Shqipërinë

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 13:48

    Zonja nga Peja e cila mbrëmë nga studio e Klan Kosovës solli lot dhe emocion për të gjithë shikuesit kur ofroi ndihmë për Shqipërinë, është Gjyljeta Devolli.


    Ajo harroi sëmundjen e rëndë të kancerit me të cilën përballet, dhe hapi zemrën e saj duke dhuruar mjete financiare për shqiptarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm prej 6.4 shkallë të Rihterit.

    ”Unë jam e sëmurë nga kanceri. Dëshiroj t’i dhuroj 50 euro”, u shpreh ajo mes lotëve në emisionin N’drrimi i Natës në Klan Kosova në një linjë telefonike të drejtpëdrejtë.

    Një akt të tillë bamirësie, vështirë se e përballuan të gjithë pasi mes lotësh u përmbyll edhe emisioni ku po grumbulloheshin donacione për ta ndihmuar Shqipërinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!