Kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar Forcën e Sigurisë së Kosovës, në ditëlindjen e parë si ushtri.
Haradinaj thotë se ushtria jonë është vlerë e shtuar e sigurisë në botë, me synimin që të jetë pjesë integrale e NATO-s, që me Kosovën në rreshtin e saj, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Ditëlindja e parë si ushtri e rregullt është nderi i këtij populli dhe këtij Atdheu.
Para një viti, kur miratuam tre ligjet për ushtrinë e Kosovës, kam deklaruar se ne po vijmë në paqe dhe vërtetë sot rresht yni i paqes, të cilin populli i Kosovës e ka nxjerrë nga palca e vet kurrizore, po përmbushë detyrimet kushtetuese në mbrojtje të sovranitetit e integritetit territorial dhe është gati të shërbejë kudo në botë.
Krenar sot kur ushtria jonë është vlerë e shtuar e sigurisë në botë, me synimin që të jetë pjesë integrale e NATO-s, që me Kosovën në rreshtin e saj – si NJËSI E RRITUR – të jetë e gatshme të mbrojë lirinë, demokracinë dhe dinjitetin e njeriut. Urime Dita jote ushtri! Urime rrita jote Kosovë! /Reporteri.net/.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1474816079309468