Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas gati dy muajsh nga zgjedhjet, sot pritet të bëjë certifikimin e rezultateve zgjedhore.
“Sot, më 27 nëntor në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur më 6 tetor 2019”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Kujtojmë se dy partitë që kanë dalë të para në zgjedhjet e 6 tetorit, VV dhe LDK kanë thënë se do të merren vesh për koalicionin qeverisës brenda 72 orëve.
Këto parti kanë deklaruar se do të takohen menjëherë një orë pasi të certifikohen zgjedhjet. /Reporteri.net/.