×
  • Lajme
  • Lajme

    Halil Kastrati niset drejt Shqipërisë me 30 ton ushqim

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 14:07

    Shqipëria dje është goditur nga një tërmet 6.4 ballë i Rihterit me ç’rast ka shkaktuar 31 viktima.


    Që nga dje, pothuajse tërë Kosova i ka sytë nga Shqipëria ku janë mobilizuar i madh dhe i vogël që t’i dalin në ndihmë vëllezërve në Shqipëri.

    Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro mjete kurse para janë duke u dhënë edhe qytetarë, organizata e biznese të ndryshme, shkruan Reporteri.net.

    Humanisti shqiptar Halil Kastrati ka bërë të ditur se tashmë po nisen drejt Shqipërisë për të dërguar 30 ton ndihma që përfshijnë ushqim, gjëra higjienike, veshmbathje dhe gjëra të tjera.

    Postimi i plotë:

    Dita e dyte / Po nisemi prape drejt ShqiperiseVullnet i jashtezakonshem shume bizneseve dhe bamireseve qe te ndihmojne vellezerit tone ne ShqiperiJetimat e Ballkanit po nisen edhe sot drejt Durresit per te derguar ndihma te lloj llojshme

    30 tone ushqim, gjera higjienike, veshmbathje e shume gjesende tjera po i nisim tani vetem nga Shoqata Jetimat e BallkanitDetajet tjera me vone dhe diteve te ardheshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!