Forcat rumune kanë arritur tashmë të lokalizojnë trupat e tre personave që ishin nën rrënoja në pallatin gjashtë katësh në lagjen nr.18 në Durrës.
Mësohet se nën rrënojave janë gjetur një grua 47 vjeçe dhe një i ri 22 vjeç, të cilët janë nënë e bir.
Abcnews.al mëson nga forcat rumune që po kryejnë operacionin se i kanë gjetur nënë e bir të pajetë të kapur dorë për dore nën rrënoja.
Personi i tretë që gjendet nën rrënoja është nëna e piktores Diena Karanxha.
Vajza e saj u nxorr pa jetë nga ky pallat, ndërsa kjo e fundit u nxorr gjallë nga rrënojat por më pas ndërroi jetë në spital.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.