×
  • Lajme
  • Lajme

    Harrojeni presidentin Thaçi, shikoni si dridhet autoambulanca pas tij

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 16:33

    Një tërmet tjetër fuqishëm ka goditur Thumanën, pikërisht në momentin kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhej aty dhe po u drejtohej mediave në një transmetim live. 


    Ajo çka bie në sy më shumë se reagimi i presidentit Thaçi është momenti kur autoambulaca që ndodhej aty pas tij dridhet nga lëkundjet e fuqishme të tokës, shkruan Reporteri.net.

    Konfuz me atë çfarë po ndodhë presidenti Thaçi shihet teksa kthen kokën mbrapa, ndërkohë që dëgjohen ulërimat e banorëve që ishin aty në momentin e lëkundjeve.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Thumanën, për t’u solidarizuar me familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit e tërmeteve që kanë goditur Shqipërinë.

    Kujtojmë se sipas shifrave zyrtare 27 persona kanë mbetur të vdekur nga tërmeti i fuqishëm i ditës së djeshme në Shqipëri, gjersa për shumë të tjerë kërkimet po vazhdojnë ende. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!