×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nën rrënojat e tërmetit vdiq edhe e fejuara e djalit të Edi Ramës

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 16:35

    Tërmeti i mëngjesit të së martës duket se ka marrë jetët dhe të disa prej njerëzve të afërt të kryeministrit Rama.


    Në një postim në rrjetin social, djali i Edi Ramës, Gregor Rama, ka shkruar se mes viktimave të tërmetit të së martës ka dhe persona të afërt me të.

    Greg Rama shkruan se “njeriu i tij i afërt së bashku me vëllanë e prindërit janë gjetur nën rrënoja”.

    Siç raportojnë mediat në Shqipëri, bëhet fjalë për një vajzë, e cila prej një kohe të gjatë ishte në lidhje me Gregun.

    “Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, shkruan djali i Edi Ramës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!