×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I lënduari Marlin Shkodra mbërrin në Itali, Rama: Do të trajtohet në një klinikë në Bari

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 7:57

    Marlin Shkodra, një prej të plagosurve rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit ka mbërritur në itali me helikopter.


    Lajmin e konfirmon në orët e para të mëngjesit kryeministri Rama i cili bën me dije se Shkodra do të marrë trajtim special në një klinikë të specializuar në Bari.

    Personi në fjalë u dërgua drejt Italisë për trajtim mjeksor më të specializuar për shkak të plagëve të marra nga shembja e ndërtesës ku ndodhej.

    Ishte i shtruar tek Trauma derisa u vendos që të dërgohej me helikopter drejt vendit fqinj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!