×
  • Lajme
  • Shqipëria

    40 viktima nga tërmeti, vijojnë kërkimet në Kënetë

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 8:36

    Ka shkuar në 40 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri.


    Report TV raporton se të gjithë personat që kishin mbetur nën rrënoja në Thumanë janë nxjerrë të vdekur.

    Para pak çastesh Roza Meçja është nxjerrë e pajetë nga gërmadhat e godinës 6 katësh pranë Kryqit të Kuq. Në këto çaste dramatike ka qenë i pranishëm edhe bashkëshorti i saj Ajeti i cili ka shpërthyer në lot sapo ka parë bashkëshorten e pajetë. Ajeti humbi edhe Dienën 8 vjeçe që ndërroi jetë nën rrënojë.

    Kërkimet ndërkaq po vijojnë në Kënetë të Durrësit për nxjerrjen edhe të 5 personave.

    Në orën 4 të mëngjesit u nxorën nga rrënojat 3 trupa më Thumanë.

    Ndërkohë kryeministri Edi Rama mblodhi për herë të dytë qeverinë në mbledhje të jashtëzakonshme, pas tërmetit të së martës, që shkaktoi mbi 40 viktima dhe qindra të lënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!