“Unë kam humbur gjithçka, ne jemi shkatërruar”, kanë qenë këto fjalët e Landi Lalës, i cili në tërmetin e 26 nëntorit humbi vajzën e tij 4 vjeçe dhe nënën 77 vjeçe.
I kthyer nga emigracioni për t’i përcjellë në banesën e fundit, Landi Lala bashkë me disa të afërm ka shkuar në vendin ku vajza u nxor e pajetë.
Aty nuk gjeti vajzën e tij, por disa sende personale të saj, një xhup dhe librat e vogëlushes.
Arjela, vetëm 4 vjeç kishte shkuar tek gjyshja për të kaluar disa ditë pushime.
Familja Lala ka hapur dyert e mortit, për të përcjellë më pas në banesën e fundit anëtarët e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.