×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 40 persona që erdhën për strehim në Kosovë, kërkojnë të kthehen prapë në Shqipëri

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 16:17

    Një pjesë e madhe e njerëzve të prekur nga tërmeti në Shqipëri që erdhën në Kosovë, tash duan që të kthehen prapë në vendin e tyre.


    42 persona kanë kërkuar në mënyrë vullnetare që të kthehen në vendet prej nga kishin ardhur.

    Për KTV-në, një gjë të tillë e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencave në Komunën e Prizrenit, Faruk Dakaj.

    Ai e ka konfirmuar se ka pasur persona që kanë ardhur nga zonat që nuk janë të prekura nga tërmeti, por nuk ka bërë të ditur numrin e tyre. Dhe nuk dihet nëse personat që po kërkojnë të kthehen janë po ata që u evidentua se nuk ishin nga zonat e prekura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!