×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis takimi LVV-LDK, Mustafa uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 16:24

    Në zyrat e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhja në nivel të liderëve në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.


    Dy partitë sot do të diskutojnë për ndarjen e ministrive dhe për emërimin e postit të presidentit pas rreth 2 viteve. Për çështjet tjera ndërkaq janë dakorduar në nivel të grupeve punuese.

    Para nisjes së takimit në mes të liderëve të LDK-së e VV-së, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka uruan kreun e VV-së, Albin Kurtin që doli si më i votuari.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje të pranishëm janë kreu i partisë, Albin Kurti, nënkryetari Besnik Bislimi, nënkryetarja Fatmire Kollçaku si dhe anëtarja e kryesisë, Albulena Haxhiu.

    Prej LDK-së ndërkaq janë kreu i partisë, Isa Mustafa, nënkryetari i parë, Agim Veliu, nënkryetari Lutfi Haziri, kandidatja për kryeministre dhe nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani dhe anëtari i kryesisë, Avdullah Hoti.

    Kjo mbledhje vjen pas shpalljes përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve të gjashtë tetorit, që e konfirmoi si parti të parë Lëvizjen Vetëvendosje, derisa, si më të votuarin, Albin Kurtin, kreun e kësaj partie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!