×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje aspak e mirë nga Shqipëria: Një banore hedh një nga një rrobat, zgjedh ato më të mirat për vete

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 9:52

    Një nga shqetësimet më të mëdha, pas tërmetit që goditi vendin mëngjesin e së martës, është dhe menaxhimi i ndihmave që jepen për banorët e prekur.


    Ka pasur shumë denoncime nga ana e qytetarëve, se edhe pse ka pasur ndihma të shumta, atyre nuk u janë dhënë.

    Por nuk kanë munguar as raste të vjedhjeve të këtyre ndihmave, apo ca më keq, të selektimit të tyre, për t’i marrë ashtu siç shihet në videon e mëposhtme denoncuese.

    https://www.facebook.com/joqalbania/videos/561802901054078/

    ‘Anonim ju lutem ne Lac te palestra e gjimnazit vjedhje e ndimave hapur pa pik turpi ka edhe luksi me i zgjedh me te mirat’, shkruan një qytetar për JOQ.

    Jo më larg se mbrëmë u bë virale videoja e një punonjësi të policisë së shtetit, që po çonte çanta me ndihmë në banesën e tij, me makinën e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!