Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka kritikuar qasjen e Qeverisë së kaluar për udhëtimet jashtë vendit.
Duke iu referuar Zyrës Kombëtare të Auditimit për udhëtimet jashtë vendit të zyrtarëve qeveritarë ai ka thënë se donatorët janë zotuar për të mos i financuar udhëtimet pasi thotë se strategjia dhe sesionet e punës mund të mbahen edhe në Kosovë.
Ai tutje ka pyetur nëse qeveria e re do të angazhohet për të njëjtën gjë.
“Zyra Kombëtare e Auditimit paralajmëron që udhëtimi i qeverisë së Kosovës është i panevojshëm dhe i kotë. Donatorët janë zotuar të mos e financojnë udhëtimin kur puna – si strategjia dhe seancat e shkrimit – mund të bëhen lehtësisht në Kosovë. A do të angazhohet edhe qeveria e re për të njëjtën gjë?”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.