Një lloj çipsi në ‘Viva Fresh Store’ zakonisht kushton 1.89 Euro.
Por, sot në ditën e njohur për zbritjet ‘Black Friday’ këtij lloj çipsi, në marketin ‘Viva Fresh Store’ në Gjakovë, i është vënë një çmim shumë më i shtrenjtë se sa zakonisht. 2.25 Euro.
E gjoja, marketi ofron zbritje 16% për klientët e saj. Kjo çmimin e çipsi, gjoja me zbritje e bën 1.89 Euro, sa në të vërtetë ka qenë çmimi i çipsit në ditët e kaluara.
Këtë mashtrim të ‘Viva Fresh Store’ e ka shpërndarë një faqe e njohur në Gjakovë, pasi fotografinë që e dëshmon mashtrimin e kanë dërguar qytetarët.
Nuk është hera e parë që kjo kompani e njohur në Kosovë denoncohet për mashtrim të klientëve të saj.
Viva Fresh-it i kapen sërish mallra pa afat, dënohet me 200 euro
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.