Ekrem Imamoglu është një politikan turk nga radhët e Partisë Popullore Republikane i cili gjatë ditës së djeshme fitoi zgjedhjet për kryebashkiak të Stambollit. Kjo është hera e parë që Erdogan i ka humbur zgjedhjet në Stamboll, të cilin e ka udhëhequr edhe vetë gjatë mandatit 1994-1998.
Pas fitores së tij, në të cilën AKP-ja që aktualisht është në pushtet në mënyrë të konsiderueshme e denigroi atë me kontrollin që kishte mbi mediat, İmamoglu u identifikuan menjëherë si një politikan i cili “gjunjëzoi” këtë parti dhe u konsiderua gjerësisht si kandidati kryesor për të kandiduar përballë Rexhep Tajip Erdoganit në zgjedhjet presidenciale turke që do të mbahen në vitin 2023, transmeton Reporteri.net.
İmamoglu ka lindur në vitin 1970, në Trabzon, Turqi. Ka mbaruar shkollën e mesme të Trabzonit, ku ka studiuar administrimin e biznesit në nivelin Bachelor dhe menaxhimin e burimeve njerëzore në nivel Master në Universitetin e Stambollit. Pas diplomimit, ai filloi karrierën në vitin 1992 në një kompani familjare që kryen punë ndërtimore dhe kontraktuese. Ai ishte Kryetari i Bordit të Drejtorëve të kësaj kompanie. Imamoglu njihej edhe si adhurues i futbollit gjatë viteve të tij të shkollës. Ai ka punuar si menaxher në Trabzonspor Football Club, Trabzonspor Basketball Club dhe Beylikduzu Club.
Ai u bashkua me Partinë Popullore Republikane në vitin 2008. Me 50.44% të votave në zgjedhjet lokale turke më 2014, ai u zgjodh si kryebashkiak i Beylikdüzu.
İmamoglu, i cili luajti një rol aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore të Beylikdüzü, është anëtar i shumë organizatave joqeveritare.Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë. Jeton në Beylikdüzü të Turqisë që nga viti 1991. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.