×
  • Lajme
  • Lajme

    Të dhënat e fundit nga tërmetet në Shqipëri: 50 të vdekur dhe afër 2500 persona të vendosur në hotele

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 8:02

    Edi Rama foli në mbledhjen e sotme të qeverisë ku foli për të rejat më të fundit nga situata pas tërmetit. Pas dhënies së lajmit të keq që numri i viktimave ka shkuar në 50 Rama tha se 2472 persona po akomodohen në hotele.


    “Janë 2472 persona të akomoduar në hotele. Nga tërmeti janë dëmtuar 8 shkolla dhe një qendër shëndetësore”- tha kryeministri.

    Kryemistri u tregua i ashpër me abuzuesit të cilët përfitojnë të strehohen në vende të ndryshme edhe pse banesat e tyre janë në rregull.

    “Jo çdo krisje e murit e bën banesat të pabanueshme. Duhet të dimë që programet e rindëritmit janë programe vetëm për banorët që banesat i kanë të shkatërruara ose janë shpallur të pabanueshme nga ekspertët. Disa ekipe specialistësh vijnë sot nga jashtë, siç është ekipi bullgar të cilët do merren me analizën e banesave”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!