Për të lehtësuar sadopak trishtimin e të prekurve nga tragjedia që goditi vendin, Federata Shqiptare e Futbollit mendoi për të argëtuar fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues.
Futbollistë e përfaqësueses kuqezi, që militojnë me Partizanin, Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi vizituan kampin në Fushë-Krujë, ku dhuruan fanela të kombëtares dhe topa për fëmijët.
Bashkë me punonjës të FSHF-së dhe vullnetarë të kapit të ngritur pas tërmetit që goditi vendin, lojtarët kuqezi biseduan me të vegjëlit që kanë kaluar momente të tmerrshme pas tragjedisë, duke i inkurajuar për tiu rikthyer jetës normale. Kuqezinjtë improvizuan edhe nje ndeshje futbolli me vogëlushët në Fushë Krujë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.