×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dreka zyrtare” e kunatës së Haradinajt, që i kushtoi rreth 300 euro dhe e shtypi në buxhet të shtetit

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 10:24

    Fiks 296 euro i ka kushtuar buxhetit të shtetit vetëm një drekë zyrtare e Vesmira Haxhajt-Haradinajt, kunatës së kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinajt.


    Kunata e Haradinajt që ishte bërë zv/drejtore e Financave në Telekom pa konkurs, ka shpenzuar afër 300 euro në drekën zyrtare të 8 nëntorit.

    Oktapod në skarë, kallamari në skarë, koc skare janë vetëm disa nga ushqimet e kësaj dreke zyrtare, të cilat i janë faturuar buxhetit të shtetit nga kunata e kryeministrit në largim.

    Gazeta Sinjali ka siguruar faturën e drekës zyrtare të Vesmira Haxhajt –Haradinajt, e cila vazhdon me ‘kurdo mix’, ‘Linkguine karkaleca’ ‘Paana Colla’ e supë peshku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!