×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri së bashku me Minxhozin në vizitë tek familja e dy vëllezërve që humbën jetën nga tërmeti

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 11:20

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me abasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të cilët shoqëroheshin edhe nga atasheu ushtarak i Republikës së Shqipërisë në këtë Ambasadë, Gjenerali Conbalaj, nënkryetari i Komunës, këshilltarët komunal e drejtorët e institucioneve, kanë qëndruar sot për vizitë ngushëlluese në familjen Abazi, e cila humbi dy djemtë e saj pas tërmetit në Shqipëri.


    Ambasadori Minxhozi, në emër të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për familjen Abazi, derisa i ka konfirmuar vendimin e qeverisë shqiptare për ndarjen e mjeteve financiare për këtë familje në vlerë prej 16 mijë euro.

    Ndërkaq, kryetari Haziri tha se Komuna e Gjilanit po vazhdon koordinimin për mbledhjen e ndihmave për familjen Abazi, duke apeluar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që mjetet financiare t’i derdhin në xhirollogarinë zyrtare ose drejtpërdrejtë në familje.

    Kryetari i Gjilanit ka anuluar të gjitha aktivitetet festive dhe kulturore për nder të 28 nëntorit, ndërsa mjetet e parapara financiare në vlerë prej 4 mijë euro i dedikohen familjes Abazi, përderisa Qeveria e Kosovës ka ndar 20 mijë euro.

    Kjo është xhirollogararia zyrtare:

    FFK – INICIATIVË PËR NDIHMË FAMILJES ABAZI

    FAMILJA ABAZI / 60000 GJILAN

    NR. i KONTOS: 1960004798031154

    NR i IBAN: XK05 1960 0047 9803 1154

    BIC/SWIFT: NCBAXKPRXXX

    Banka: BANKA KOMBËTARE TREGTARE

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!