×
  • Lajme
  • Lajme

    Në orën 13:00 do të mbahet takimi mes Kurtit e Mustafës

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 11:59

    Pas finalizimit të marrëveshjes mes grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së, sot në ora 13 pritet të takohen liderët e partive, Albin Kurti e Isa Mustafa.


    Derisa grupet punuese u dakorduan për programin qeverisës, Kurti e Mustafa pritet të vendosin për ndarjen e posteve ministrore dhe çështjen e presidentit.

    Pas takimit të së enjtes që patën kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafën, dje grupet punuese të të dyja subjekteve politike e zhvilluan një takim tjetër, i cili i ka finalizuar çështjet programore për të cilat nuk ka pasur dakordim të plotë mes tyre. Madje përfaqësuesit e grupeve punuese të LVV-së kanë deklaruar se marrëveshja është gati të arrihet dhe se kjo pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!