×
  • Lajme
  • Lajme

    I jepet lamtumira e fundit e 8 pjestarëve të familjes Lala, që humbën jetën nga tërmeti

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 12:25

    Sot u është dhënë lamtumira e fundit familjes Lala të cilët u shuan nga jeta, pas tërmetit të rënë më 26 nëntor.


    Mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, familjarë, të afërm, miq e shok të shumtë i kanë përcjellë viktimat për në varreza.

    Ceremonia mortore e 8 anëtareve,po zhvillohet në Pallatin i Kulturës në Durrës, në nder të familjes
    Familja Lala ishte ndër më të prekurat nga tërmeti shkatërrues. Tetë anëtarë humbën jetën nën rrënoja. I vetmi që i shpëtoi është 17-vjeçari Ramë Lala.

    Sahadete Lala 79 vjeç ndërroi jetë me djalin e saj të paralizuar Ilir Lala 52 vjeç, me nusen e djalit tjetër Marjeta Lala, 4 fëmijët e saj, dhe mbesën nga djali tjetër. Nën rrënoja mbeti po ashtu edhe Griselda 22 vjeç, motra e 17-vjeçarit Ramë Lala.

    Të pranishëm në homazhet për viktimat nga tërmeti janë kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta.

    Viktimat e familjes Lala:

    Sahadete Lala 79 vjeç – (Gjyshja)

    Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxor nga rrënojat

    Marjeta Lala me 4 fëmijët:

    Emilio Lala

    Dionis Lala 2 vjeç

    Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë

    Amelia Lala 8 vjeç

    Griselda Lala- 22-vjeç (Motra e Ramë Lalës që shpëtoi).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!