×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Lulzim, unë jam gati”, Rama apel opozitës: Është koha të bashkohemi

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 14:20

    Pas tragjedisë së goditi Shqipërinë, ku një tërmet i fuqishëm la të vdekur 50 persona, qindra të lënduar dhe shumë objekte të shkatërruara, kryeministri shqiptar Edi Rama i ka bërë thirrje opozitës që në këto momente të vështira të Shqipërisë të lënë anash armiqësitë  dhe të qëndrojnë të bashkuar.


    Ai këtë apel e ka bërë në mënyrë që sa më shpejt të përmirësohet jeta e qytetarëve të prekur nga tërmeti shkatërrues.

    Postimi i plotë:

    1/ U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete?Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka dhe mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike?

    2/ @lulzimbasha_al është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë?
    Unë jam gati?

    3/ …”Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët; një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit; një kohë me fitu e një kohë me hum; një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..” Kjo është koha me u ftillu #PërNjerëzit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!