×
  • Lajme
  • Lajme

    Elvis Naçi i ndërton shtëpi familjes Abazi, djemtë e së cilës vdiqën në tërmetin shkatërrues në Shqipëri

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 15:50

    Nga tërmeti shkatërrues që goditi të martën Shqipërinë, vdiqën dy djemët e Familjes Abazi nga Gjilani.


    E për të ndihmuar kësaj familje , hoxha nga Shqipëria, Elvis Naçi do të ndërtojë shtëpi.

    Gjithashtu Naçi ka bërë të ditur se fëmijëve të këtyre vëllezërve, do të i dhurohet edhe pension prej 1 mijë eurosh.

    “Ne Familjen Abazi ne Gjilan ku vdiqen nga termeti dy vellezerit qe ndodheshin ne Durres, Qofshin te Xhenetit dhe shume shpejte fillon Shtepia e re per tu nderuar dhe nje pension 1000 euro per 6 Jetimet. Amin”, ka thënë hoxha.

    Kujtojmë që gjithashtu kësaj familje i ka ndihmuar edhe kryetari i Sekenderajit i cili ka dhuruar 5 mijë euro, si dhe Qeveria e Shqipërisë me 1 milion lekë të reja.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!