×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë 12 ministritë e Qeverisë Kurti

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 16:16

    Pas takimit të sotëm në mes të kreut të partisë, Albin Kurtit, me ish-kryeministrin, Isa Mustafa, Lëvizja VV ka treguar se dy liderët janë pajtuar për modalitetin e parë për se si do të duket kabineti qeverisës prej 12 ministrive.


    “Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për versionin e parë”, thuhej në njoftimin e VV’së.

    Por cili është modaliteti i zvogëlimit të numrit të ministrive nga 21 në 12, aq sa kanë premtuar këto dy parti.

    Për këtë çështje në emisionin Pressing kishte folur deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i cili kishte qenë edhe pjesë e grupeve punuese.

    Sipas këtij modaliteti të parë për të cilin janë pajtuar Mustafa e Kurti, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Arsimit, Shëndetësisë, Mbrojtjes, ajo për Kthim dhe Ministrai e Kulturës e Sportit do të mbesin siç kanë qenë.

    Ndërkohë në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të bëhen bashkë Ministria për Integrime dhe ajo e Diasporës.

    Në Ministrinë për Ekonomi dhe Zhvillim, do të përfshihen Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ajo e Inovacionit dhe Ministria e Ekonomisë.

    Në Ministrinë e Infrastrukturës do të bëhen bashkë Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

    Ministria e Financave do të bashkohet me Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

    Në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të bëhen bashkë ministria e Administratës Publike dhe ajo e Pushtetit Lokal.

    Dhe në fund do të mbetet Ministria për Bujqësi.

    Ndërkohë faza e fundit para nënshkrimit të koalicionit do të jetë edhe ndarja e përgjegjësive në qeveri. Koalicioni mes dy partive pritet që të nënshkruhet të hënën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!