Në orët e mbrëmjes së sontme një person është goditur nga vetura në Prishtinë.
Rastin e ka konfrimuar për Reporterin, Zëdhënësi i Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi i cili ka thënë se viktima i përket moshës 14 vjeçare.
Krasniqi ka thënë se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor, gjersa në vendin e ngjarjes ka dalë prokuroi kujdestar dhe se rruga për momentin është bllokuar për qarkullim.
“Me datën 30.11.2019. rreth orës 16:25h në rrugën ”Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë një veture e ka goditur një këmbësor (mashkull v.l.2005). I lënduari është derguar në QKUK për tretman mjekesor. Në vendin e ngjarjes ka dal dhe prokurori kujdestar, rruga për momentin është e mbyllur për qarkullim të automjeteve deri sa të përfundon egzaminimi i vendit të ngjarjes”, ka bërë të ditur Krasniqi. /Reporteri.net