×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha alarm nga Durrësi: Njerëzit janë të paushqyer

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 21:25

    Nga qyteti i Durrësit aty ku po ndjek nga afër dëmet e tërmetit dhe situatën e strehimit të banorëve që kanë mbetur jashtë, kreu i PD-së, Lulzim Basha shkruan se aty është një situatë alarmante.


    Sipas tij njerëzit janë të paushqyer dhe të stresuar.

    Basha shprehet se mijëra familje janë lënë në harresë.

    “Pasdite në lagjen 4 në Durrës dhe në mbrëmje në Shkozet: shikoni vetë cfarë shkatërrimi. Banorët janë të lodhur, të tronditur, të paushqyer dhe të stresuar.

    Nuk ka asnjë organizim, asnjë ndihmë asnjë orientim dhe askush nuk ka ardhur të na shohë – këto janë fjalët që më përsërisin në çdo takim.

    Gjendja është e rëndë, nevojat e njerëzve janë URGJENTE. Ju bëj thirrje strukturave të emergjencës të vihen pa asnjë vonesë në lëvizje dhe të ndihmojnë mijëra familje të braktisura dhe të lëna në harresë. Koha nuk pret!”, shprehet Basha

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!