Në fshatin Prilep të magjistrales Deçan-Gjakovë, vetura Golf dhe Mercedes janë aksidentuar.
Aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes ndërsa zëdhënësi i policisë nga rajoni i Pejës, Xhevat Ibraj, ka thënë se personat e përfshirë në aksident janë jashtë rrezikut për jetë dhe kanë marrë trajtimin mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Ka ndodhur një aksident para pak çastesh në rrugën magjistrale Deçan – Gjakovë, saktë në fshatin Prilep të komunës Deçan. Dy automjete udhëtaresh janë të involvuara, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe gjinden në spitalin rajonal Pejë . Sipas të dhënave të para gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë, por lidhur me gjendjen ju lutem i pyesni emergjencën spitalin e Pejë”, ka thënë ai.