Klajdi Qato është nga personat që i mbijetoi tragjedisë së 26 nëntorit, që i mori jetën 51 personave.
Për “Open” 24-vjeçari ka rrëfyer momentet e ferrit pas tërmetit, ku qëndroi 21 orë nën gërmadha, deri sa u shpëtua nga ekipet e kërkim shpëtimit.
“Në momentin që rashe isha mirë, kisha shpresë se do ia dilja, mua afruan ekipet që pastaj edhe me shpëtuan , erdhi edhe ekipi grek, nuk e besoja kurrë që mund të dilja që aty.
“Më mbajti edhe kurajo dhe guximi që më dha doktori , mendova se i humba shpresat. Gjëja e parë që doja të bëja ishte të takoja ekipin grek, por doktori nuk më la se kisha nevojë për kujdes”, tha Klajdi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.