Që prej tërmetit të 26 nëntorit shumë familje kanë mbetur në qiell të hapur pasi shtëpitë e tyre janë të pabanueshme.
Të pafuqishëm përballë kësaj tragjedie dhe të ndodhur në udhëkryq familja e Sajmir Metaj që prej të martës jeton në furgonin që u mbeti.
“Çunave i ra muri, ne na ra muri sipër. Tani kemi pesë ditë që rrimë në fugon poshtë pallatit. Ne nuk dimë se çfarë të bëjmë. Kam çuni 22 vjeç, tjetrin 18, janë të traumatizuar. Të dy çunat rrinë në sediljet para, unë më burrin dhe vjehrrën rrimë këtu prapa, ndërrohemi herë pas here. Blejmë ndonjë gjë edhe e hamë këtu në fugon, nuk dimë ku të shkojmë. Rra shiu atë natë dhe shkuam tek vëllai në Golem. Por për nate nuk shkohet tek tjetri. Unë jam vet ii pestë. Kemi 25 vjetë që punojmë për këtë shtëpi”, shprehet e zonja e shtëpisë Valbona Mataj, raporton oranews.
Ajo tregon se nuk ka mbetur asgje tjetër veçse t’i bëj apel shtetit që ta ndihmojnë pasi kursimet e një jete u prishën brenda pak sekondash.
“Shteti, kush tjetër mund të vejë dorë për neve, të vijë të na ndihmojë”.
Tërmeti i së martës i cili la 51 të vdekur ka lënë shumë banorë në qiell të hapur deri në një zgjidhje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.