Arben Gashi, i cili ka fituar edhe një mandat të deputetit nga radhët e LDK-së thotë se të gjitha komunat e Kosovës, veçanërisht ajo e Prishtinës, duhet të bëjnë vlerësimin e rrezikut sizmologjik.
Ai përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se për ndërtesat e vjetra, duhet të vlerësohet rreziku nga ndërhyrjet në strukturë, në katet e para si dhe mbindërtimet.
“Komunat e Kosovës, veçanërisht komuna e Prishtinës, duhet urgjentisht të bëjnë vlerësimin e rrezikut sizmiologjik. Për ndërtesat e vjetra, duhet të vlerësohet rreziku nga ndërhyrjet në strukturë-në katet e para (hapja e lokaleve), si dhe mbindërtimet. Ndërsa, në objektet e ndërtuara pas luftës, duhet të bëhen vlerësime për rrezikun sizmologjik, si dhe kriteret e ndërtimit dhe projektimit duke përfshirë tejkalimet e lejeve ndërtimore”, ka shkruar Gashi.
Ai thotë se Qeveria e re dhe Kuvendi duhet të nxjerrin një ligj të veçantë për mbrojtjen nga tërmetet, duke përfshirë këtu vlerësimin e sigurisë së ndërtesave. /Reporteri.net/.
https://www.facebook.com/ArbenGashiLDK/posts/2656686681044075?__xts__%5B0%5D=68.ARAH9hdf-lOFzZuWYbUHi72XKsOJ1TbOk3jrUi-uO9hjAjgDQm7SRoZGzBTArxyL7DxNboXoX7muWml2Ecxch2kdO-0x5Ocjn38wNlDrvEng5gVTprtU33WFPzgHl2F0NR19Iv_tNEdurqKNXdG9sDiA_MdcXuZD8odT1_9E7-ZwU4h5sFACGsKFJd6g2vbT3ltMLp38RFm_B-jsIVG6bBRAaEYyN41MIk4yp3sXnzHDqvhhfRMwjog-7ZH_DVsDLmcKuvB4l4g8xEGGATZ8LruQu4kceXelwKKTwt8uljZwMV52Ijch5uSp1WKv4EWyt0buSPGqV11PnRCxr4JRJw&__tn__=-R