×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vogëlushi Ajki dhuron kursimet për familjen e prekur nga tërmeti

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 18:43

    Mijëra qytetarë brenda dhe jashtë vendit janë solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, që goditi vendin tonë, duke ofruar ndihmë sipas mundësive të tyre.


    Një ndër gjestet që ka tërhequr vëmendje, është ai i një djali të vogël, i cili ka vendosur që kursimet e veta t’ia japë familjes Nozlli në Vaqarr të prekur nga tërmeti.

    Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, vlerëson veprimin e tij shembullor përmes videos, ku vogëlushi shfaqet duke i dhënë vajzës derrkucin prej balte të mbushur me monedha.

    “Janë kursimet e mia, është dhuratë nga ana ime”, ka thënë vogëlushi me emrin Ajki Nurka.

    Më pas i shoqëruar nga forcat zjarrfikëse, ai ka thyer derrkucin prej balte duke nxjerrë jasht monedhat.

    Ajki është një ndër shembujt që duhet ndjekur nga të rritur e të vegjël.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!