Situata në Shqipëri vazhdon të jetë e rënduar pas tërmetit të fuqishëm të së martës, ku la të vdekur 51 persona, qindra të tjerë të lënduar, e banesa të rrënuara.
Pas kësaj ka filluar periudha e rindërtimit ku qytetarët e prekur nga tërmeti po kërkojnë zgjidhje për banim.
Ndërsa gazetari i Report TV raporton se ka grumbuj njerëzish që kërkojnë zgjidhje, dhe i drejtohet një të moshuare për ta pyetur se çfarë kërkon, ajo e shtang me përgjigjen që i jep, shkruan Reporteri.net.
“Pres të martohem”, i thotë ajo.
Kujtojmë se disa pallate janë të pabanueshme në Durrës dhe qytetarët po kërkojnë të dijnë nga Bashkia se çfarë do të bëhet me ta. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.