×
  • Lajme
  • Botë

    Dy fëmijë u gjetën të vdekur pasi u zhdukën në ujërat e Arizonës, një ende i zhdukur

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 20:27

    Dy nga tre fëmijët e përfshirë nga ujërat e Arizonës të premten pasdite janë gjetur të vdekur ndërsa një vajzë tjetër, 6-vjeçare, mbetet e humbur, thanë autoritetet të shtunën.


    Djali dhe vajza, të dy pesë vjeçar, u zhdukën gjatë stuhive të rënda kur makina e familjes së tyre u mbërthye nga ujërat përmbysëse ndërsa kalonte Tonto Creek në Basenin, afër kufirit të New Mexico, rreth orës 4 pasdite të kohës lokale, transmeton Telegrafi.

    Një burrë dhe katër fëmijë arritën të dilnin nga automjeti dhe u shpëtuan nga një helikopter ndërsa një grua u gjet në breg, por tre fëmijët e tjerë humbën në ujërat dhe nuk mund të gjendeshin, tha policia.

    Pas një operacioni kërkimi, autoritetet të shtunën pasdite bënë njoftimin tragjik se kufomat e një djali dhe një vajze ishin gjetur afërsisht tre kilometra larg nga vendi se ku kishin rënë.

    Kërkimet vazhdojnë për vajzën 6-vjeçare, prindërit e së cilës ishin gjithashtu në makinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!