Solidariteti botëror ka kaluar edhe përtej oqeanit. Që nga Evropa e deri në SHBA kanë ardhur në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
Kosova, Serbia, Rumania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Greqia, Turqia, shumë e shumë shtete të tjera janë solidarizuar me gjendjen e Shqipërisë pas tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit.
Kanë ardhur ndihma në forca civile apo ndihma financiare e morale nga krerët e shteteve apo organizatave, të cilat kanë hapur fonde për banorët që kanë nevojë për ushqime, veshmbathje apo një shtëpi ku të fusin kokën.
Së fundmi Angela Merkel i ka nisur një letër kryeministrit Rama ku i shpreh ngushëllimet për tërmetin që ka prekur Shqipërinë.
Ajo ka shprehur ngushëllimet për gjendjen e vendit dhe se Gjermania e Bashkimi Evropian do t’i mbështesin në këto kohë të vështira.
Letra e Merkel:
“I nderuar kryeministër,
Mësova me një ankth të madh për tërmetin në Shqipëri, ku vdiqën shumë njerëz dhe shumë u plagosën. Unë do të doja t’ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për ju. Mendimet tona janë me viktimat dhe të dëmtuarit. Unë e di për dhimbjen që ju dhe familja juaj duhej të përjetonit.
Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ju dhe për të gjithë njerëzit në Shqipëri që kanë humbur të dashurit e tyre si rezultat i tërmetit. Ne dëshirojmë që personat e dëmtuar të shërohen me shpejtësi.
Gjermania dhe Bashkimi Evropian do t’ju mbështesin në këtë kohë të vështirë.
Me përshëndetje të heshtur
Dr. Angela Merkel
Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë”.