×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja rome nga Durrësi gjen strehë në Malishevë: Të befasuar me mikpritjen

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 21:24

    Dhjetëra romë që erdhën nga Shqipëria në Kosovë për shkak të tërmetit gjetën strehim në Malishevë.


    Madje një familjeje 18 anëtarësh iu sigurua një shtëpi e tërë.

    Kryefamiljari ka deklaruar se para strehimit në Malishevë kishin qëndruar jashtë për 4 ditë pasi shtëpia ju është dëmtuar nga tërmeti.

    “Nuk kërkuam asnjë ndihmë nga shteti shqiptar atje, por një shok nga Malisheva na mori në telefon”, ka deklaruar ai për Klan Kosova, shkruan Reporteri.

    Kurse gruaja e tij është ankuar se autoritetet në Shqipëri i diskriminuan vetëm pse janë romë.

    “Është shumë gjynah nga Zoti se jemi një, si i bardhi si i ziu njëlloj janë”, ka deklaruar ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!