Krahas emigrantëve shqiptarë në Greqi, qindra qytetarë grekë po ndihmojnë për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Në disa zona ata iu bashkuan fushatave të solidaritetit të komuniteteve shqiptare.
Ndërkohë vetë emigrantët po bëjnë thirrje për menaxhimin sa më të mirë të ndihmave nga autoritetet shqiptare.
“Nuk e prisnim që grekët të na mbështesnin kaq shumë. Sa herë që hidhnin para prekesha”, është shprehur Alketa Pambuku, emigrante në Patra.
“Mund të ishte fëmija im atje ku janë ata. Edhe pse kam 4 ditë djalin në spital unë jam këtu”, është shprehur Kreshnik Agaraj, kampion boksi në Greqi.
“Jemi 150 familje që kemi mbledhur ushqime apo veshëmbathje për të prekurit”, ka thënë Gazmend Malasi, emigrant nga Amaliadha.
Kjo tragjedi i ka bërë të gjithë shqiptarët bashkë kudo që janë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.