×
  • Lajme
  • Lajme

    Arkitekti kosovar: Mënyra si janë realizuar ndërtimet në Durrës, numri i të vdekurve do ta prekte 4 shifrorin

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 23:12

    Një ditë pas tërmetit tragjik, një grup profesionistësh e inxhinierë nga Kosova u nisën drejt Durrësit e Tiranës, për të ndihmuar në përcaktimin e dëmeve strukturore të godinave të këtyre qyteteve.


    Në gjithë këtë organizim ndërveproi edhe ministria e Arsimit e Shqipërise me kërkese për ekzaminim te 42 shkollave fillore e të mesme në territorin rreth Durrësit, Krujës, Lezhës e disa vendeve më të prekura nga tërmeti i së martës.

    Visar Geci, nga Shoqata e Arkitektëve të Kosovës, përmes një shkrimi në bazë të ekzaminimit që kanë bërë, ka thënë se në bazë të asaj çfarë ka parë, ai mendon se shifra e të vdekurve do ta prekte 4 shifrorin.

    Ai ka thënë se 80 % e objekteve në Durrës, tashmë janë të pabanueshme ose veç se janë shkatërruar.

    Postimi i tij i plotë:

    Shtylla mbajtëse me një objekt në Durrës. Pa armaturë!

    Në bazë të asaj cka kom pa si jan’ realizue ndërtimet, kisha mendu që shifrat e të vdekurve kishin me prek’ nr. 4 shifrorë…

    TMERR!!!

    Shumica e objekteve kan’ qen’ të pabanueshme pa u ba hic termeti! Jon rreziku të shemben nga vetvetja! Të “ndërtuara” pa asni kriter hic!

    Kjo asht cmenduri! Kjo punë asht VETVRASJE KOLEKTIVE!

    Sipas meje cka kom pa, mendoj që 80% e objekteve në Durrës tashme jan’ të pabanueshme ose vec jan’ shkatrrue.

    Logjika: “KURSE MATERJAL, SE TA KOMPENZOJ ME JET’ NJERËZISH”

    https://www.facebook.com/visar.geci.7/posts/10162698034035437

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!